DISKRIMINIMI, ENDE SFIDË NË SHQIPËRI! Gajda: Aftësia e kufizuar dhe gjuha e urrejtjes, sfida prioritare

Aksesueshmëria për personat me aftësi të kufizuara, strehimi i romëve dhe gjuha e urrejtjes mbeten sfidat kryesore. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi kërkon që këto çështje të jenë prioritet për qeverinë në vitin e ardhshëm.

Një aktivitet i cili tashmë është kthyer në traditë u zhvillua me organizatat e shoqërisë civile, në kuadër të bashkëpunimit dhe diskutimit mbi çështjet që kërkojnë angazhim të përbashkët.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda theksoi se problematikat mbeten pothuajse të njëjta si në vitet paraardhëse.

Një tjetër shqetësim i madh është gjuha e urrejtjes, e cila sipas vëzhgimeve ka njohur rritje gjatë këtij viti dhe është e pranishme e madje e inkurajuar në forma të ndryshme.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, theksoi nevojën për monitorim të vazhdueshëm të funksionimit të institucioneve dhe kërkoi që këto çështje të jenë prioritare për qeverinë në vitin pasardhës.