Hetimi për ndotjen në Metalurgjik/ 16 të arrestuar dhe 8 të tjerë në kërkim. Prokuroria do të kryejë vetë matjet
Operacioni policor Metalurgjiku i cili çoi në pranga 16 persona dhe shpalli në kërkim 8 tjerë duket se do të kërkojë kohë të gjatë hetimesh.
Teksa institucionet mjedisore bazohen në vetmonitorimin e kryer nga kompanitë, prokuroria do të kërkojë mendimin e një eksperti të pavarur për të kryer matjet e emetimeve në mjedis. Ekspertë të tillë kërkojnë shuma të majme parash e në shumicën e rasteve çështjet limitohen në shifrat zyrtare.
Burime bëjnë me dije se në kompanitë CCALV SHPK dhe GSA Ferrokrom shpk ka mbetje të ngurta të depozituara prej shumë vitesh të cilat paraqesin rrezikshmëri të lartë mjedisore.
Pak kohë më parë, duke ju referuar Planit Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve 2020-2035, u trajtua problematika e zonave industriale në Shqipëri, te cilat vazhdojnë prej dekadash të tëra të mbajmë të depozituara kimikate të rrezikshme dhe metale të rënda. Sipas dokumenteve zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit këto “pika të nxehta” përbëjnë rrezik serioz si për mjedisin, ashtu edhe për shëndetin e banorëve.
