Burimet për OraNews: Agron Gjekmarkaj dorëzoi dorëheqjen nga funksioni i nënkryetarit të PD, i refuzohet

Burime për OraNews bëjnë me dije se nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i tij pranë kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Dorëheqja mësohet se është paraqitur si gjest moral, pas firmave të dhëna për Endri Shabanin, i cili u zgjodh me votëbesim në Kuvend si Avokat i Popullit.

Gjithashtu bëhet me dije se mbrëmjen e sotme, kryedemokrati Sali Berisha ka refuzuar dorëheqjen e Gjekmarkajt, duke e konsideruar të panevojshme largimin e tij nga rradhët e PD.

Për më shumë, dorëheqja e Agron Gjekmarkaj u konfirmua më tej nga një status i anëtarit të kryesisë së PD, Bislim Ahmetaj ku përmend dorëzimin e tërheqjes së tij: