Debati Salianji-Noka/ Dedaj: Sekretari i Përgjithshëm nuk mban përgjegjësinë mbi aktivitetin politik, kjo i takon kreut...

Në studion e OraNews ishte i ftuar gazetari Reldar Dedaj i cili ka komentuar zhvillimet e fundit në Kryesinë e PD-së.
Ai e ka komentuar kërkesën e Salianjit për dorëheqjen e Flamur Nokës duke e konsideruar atë si një gabim pasi Sekretari i Përgjithshëm nuk mban përgjegjësinë për aktivitetin e grupit parlamentar.

“Kjo tregon se është krejtësisht gabim sepse Sekretari i Përgjithshëm i PD nuk mban përgjegjësinë e drejtëpërdrëjtë me aktivitetin dhe veprimtarinë e grupit parlamentar në jetën parlamentare të vendit. Është kryetari i grupit parlamentar i cili mban përgjegjësinë e drejtëpërdrejtë.”-tha Dedaj.

Ndërkaq, Dedaj ka përmendur se sa i pasigurt është qendrimi i kreut të grupit parlamentar në rrethanat aktuale politike. 

"Argumenti i disave që pretendojnë ta hedhin sa te Flamur Noka sa te një deputet tjetër, kjo tregon akoma dhe më delikatë rolin që ka kreu i grupit parlamentar.
Pra, ekspozon brishtësinë e kryetarit të grupit parlamentar në raport me konjukturën politike me të cilën ndodhet.
Unë po të marr rastin e 2007 me Ben Blushin, i cili dha dorëheqjen për shkak se një grup deputetësh të PS aso kohe opozitare, vendosën të qëndronin në sallë dhe dhanë votën pro presidentit Bamir Topit."- u shpreh gazetari.