Festojnë Pogradeci e Laçi, ja rezultatet në Kategorinë e Parë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2025, 16:31
Janë mbyllur pesë ndeshjet e Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 16-të.
Laçi fitoi 2-1 ndaj Skënderbeut, në një duel të tensionuar, ku u dhanë katër kartonë të kuq, nga dy për secilën skuadër.
Kurbinasit iu falën dy golave në pjesën e parë, me Myrtën dhe Bibon.
Skënderbeu ngushtoi diferencat me Ukiçin, ndërsa korçarëve iu anuluan edhe dy gola të tjerë nga VAR-i për pozicion jashtë loje.
Rezultatet
Laçi-Skënderbeu 2-1
Pogradeci-Kukësi 2-0
Apolonia-Korabi 0-3
Burreli-Kastrioti 0-0
Iliria-Luftëtari 1-1
