Shpërthim i Ernest Muçit në Turqi/ 5 gola në 3 ndeshje, Trabzonspori gati të paguajë 8.5 milionë euro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2025, 14:05
Ernest Muçi është futbollisti që ka pushtuar median turke dhe ato shqiptare me performacën e tij befasuese.
Sulmuuesi i Kombëtares shqiptare ka bindur trajnerin Fatih Tekke, i cili po mendon seriozisht blerjen e kartonit të tij.
Mirëpo klubi turk ka vendosur të presë deri në përfundim të sezonit, para se të paguajë 8.5 milionë euro, pasi tashmë ka shpenzuar 1 milion për huazimin nga Besiktasi i Stambollit.
24-vjeçari ka shënuar 5 gola në 3 ndeshjet e fundit dhe ka fituar besimin e trajnerit. Ernest Muçi ka treguar se ndihet i lumtur te Trabzonspori dhe dëshiron të qëndrojë aty.
Sfida e radhës? Besiktas - klubi që zotëron kartonin e tij!
