(VIDEO) TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia "prish" atmosferën e protestës së Adriatik Lapajt


Protesta para Kryeministrisë e ngritur nga kreu dhe anëtarët e "Shqipëria Bëhet", është shoqëruar me përplasje dhe tensione midis Policisë së Shtetit dhe protestuesit.
Teksa, një turmë mbështetësish janë përplasur fizikisht me efektivët, në pamjet e siguruara për OraNews, shihet kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj duke thirrur me të madhe "Lere! Lere!" ndaj uniformave blu.

Blutë janë përpjekur të ndalojnë protestën, e cila ka ditë që ka vijuar para zyrave të Kryeministrisë, me motivin se nuk është marrë një leje zyrtare nga Lëvizja "Shqipëra Bëhet" për ta zhvilluar atë.

Ndërkaq, Lapaj pretendon se një kërkesë është dorëzuar duke e cilësuar këtë ndërhyrje të dhunshme të policisë si një sfidë që nuk ka ndërmend t'i dorëzohet.

Mësohet se ka pasur dhe shoqërime në Komisariat të protestuesve, duke nxitur më tej përplasjet me policinë.