PD thërret protestën në 22 dhjetor/ Mërtiri: Berisha do përpiqet të shtyjë dhe 4 vitet e tjera deri në zgjedhjet e ardhshme

Në një lidhje të direkte për OraNews ka qenë analisti Ergys Mërtiri për të folur rreth zhvillimeve të fundit politike, specifikisht për protestën kombëtare të thirrur nga PD në 22 janar.

“Është thjesht përpjekja e Berishës për të dalë nga kriza që është. Ai ka kohë që është në krizë, por që kriza ka goditje dhe këto goditje ai i kalon prodhimin e një klime pseudo konfliktuale me Ramën, duke bërë sikur tashmë ka një aksion të madhe kundër Ramës, me qëllim që të “shuaj” zërat brend PD-së.

Një protestë kombëtare ku ai mezi mbledh 200 vetë në foltore, do ishte dështimi i rradhës.

Sigurisht Berisha do ta paraqesë përpara publikut si sukses. Do thotë që ishin qindra mijëra njerëz në shesh, ndërkohë do thotë që kishte 1 mijë 2 mijë veta në shesh.

Në këtë mënyrë do përpiqet të shtyjë dhe katër vitet e tjera deri në zgjedhjet e ardhshme.”- u shpreh ai.