Gara e 28 dhjetorit në Kosovë/ Krasniqi: Opozita të krijojë institucionet e reja, të kalojë ngërçin politik

Kandidati për deputet i AAK, Besnik Krasniqi në një intervistë në Ora News u shpreh se opozita duhet të krijojë institucionet e reja në mënyrë që Kosova të tejkalojë ngërçin politik.

Krasniqi: Realisht qytetarët e Kosovës dhe të gjitha partitë politike tashmë ka mbi 1 vit e gjysëm që jemi në fushatë.

Kemi filluar qysh nga tetori i vitit të kaluar dhe ende po vazhdon cikli I fushatës në terren.

Zgjedhjet e shkurtit prodhuan ngërç të madh politik në Kosovë ku për herë të parë Kosova nuk mundi të konsolidojë institucionet e saj.

Nga 9 shkurti e deri më sot nuk kemi pasur as parlament dhe as qeveri të konoliduar.

Kjo situatë e ka futur Kosovën në një vorbull jo të mirë institucionale.

Tashmë të gjitha partitë politike besoj se e kanë marrë mësimin.

Shpresojmë që opozita e tanishme ti krijojë institucionet e reja pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe Kosova të tejkalojë këtë ngërç politik.