Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Koci: Fushata zgjedhore me tone agresive, situata e tensionuar
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2025, 17:53
Politologu, Melazim Koci në një intervistë në Ora News u shpreh se situata në Kosovë para zgjedhjeve të 28 dhjetorit është shumë e tensionuar.
Koci: Tani aktualisht kemi të bëjmë me parafushatë.
Sepse ajo ende nuk ka filluar zyrtarisht.
Por është parafushatë.
Praktikisht është fushatë zgjedhore, mjerisht me tone shumë agressive.
Me polemika, akuza e kundërakuza.
Që arrijnë nivelin e oratorisë së urrejtjes.
Është situatë shumë e tensionuar.
Sa i përket listave, kandidatëve të partive politike nuk ka asgjë të re.
