FOTO/ Aktivistë të lëvizjes “Bashkë” protestë para Kuvendit: Populli kundër korrupsionit dhe varfërisë

Aktivistë të lëvizjes “Bashkë” kanë protestuar mbrëmjen e sotme kundër buxhetit që po diskutohet në Parlament.

Me pankarta në duar, aktivistë janë mbledhur para Kuvendit, duke përcjellë disa mesazhe. 

“Taksoni dhjamin, jo djersën, Populli kundër korrupsionit dhe varfëris", janë disa nga parullat që mbajnë të rinj të kësaj lëvizje.

Ata u kanë bërë thirrje qytetarët t’i bashkohen protestës së lëvizjes “Bashkë” para Kuvendit.