Vështirësohet qarkullimi i automjeteve, mjegulla e dendur bllokon aksin Korçë–Pogradec

Mjegulla e dendur që ka përfshirë aksin rrugor Korçë-Pogradec që në orët e para të mëngjesit ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Drejtuesit e mjeteve raportojnë për shikueshmëri të reduktuar, në disa zona deri në disa metra, duke e bërë lëvizjen të rrezikshme.

Autoritetet rrugore u bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, të ulin shpejtësinë dhe të përdorin dritat e mjegullës.

Deri tani nuk raportohet për incidente, por patrullat e policisë janë të pranishme përgjatë segmentit për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë në rast nevoje.