Shqipëria vendos filtra të rinj për investimet e huaja/ Eksperti Meka: Masa shtrënguese, të rregullojnë interesat
Vendosja e filtrave të rinj për investimet e huaja në sektorë të ndjeshem të ekonomisë ekspertët e cilësojnë si të vonuar po të domosdoshëm.
Eksperti ekonomisë Elvin Meka thekson se rregullat po harmonizohet me standardet europiane.
“Në rrugën që po kryhet ose ka ndërmarr Shqipëria në drejtim të harmonizim të legjislacionit me direktivat e BE.”- u shpreh Meka.
Eksperti paralajmëron se Europa po përballet me ndërhyrje agresive të kompanive me mbështetje shtetërore nga vendet aziatike, prandaj kufizimet janë bërë të domosdoshme.
“Vetë BE por dhe vendet jashtë BE, janë duke marrë masa të tilla shtrënguese, në një farë mënyrë kufizojnë ose priren që të mbikëqyren më mirë dhe të rregullojnë më mirë dhe më fortë interesat ose ndërhyrjet e drejtëpërdrejta.”- tha ai.
Lidhur me gjobat e larta, ai sqaron se janë masa disiplinore për të mbrojtur sigurinë kombëtare.
“Nuk është thjesht një gjobë për të disiplinuar tregun në përgjithësi, ku ka shumë operatorë. Është një gjobë që kërkon të vendosë rregull.”- tregoi eksperti.
Thirrja e ekspertit për investitorët është të mos e shohin këtë rregullore si rrufe në qiell të hapur.
Për autoritetet Meka ka një rekomandim, rregullorja të mos përdoret si pengesë ndaj investimeve që nuk cënojnë sigurinë e vendit.
Rreferuar të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë në 6-mujorin e parë të këtij viti, investimet e huaja arritën në 760 milionë euro, nga 751 milionë që ishin një vit më parë.
Më shumë kanë investuar italianët, turqit, austriakët e holandezët. Ndërsa interesi në rritje është dhe nga Kosova, Zvicra Suedia e SHBA-të.
Pjesa më e madhe e investitorëve është orientuar drejt sektorit të pasurive të paluajtshme, atij financiar, industrisë nxjerrëse dhe tregtisë me shumicë.
Nderkohë, kryeministri Edi Rama të merkurën vuri në dukje klimën e favorshme të biznesit në Shqipëri, duke u bërë thirrje investitorëve të huaj të i investojnë në vendin tonë.
