Vodhën pesë monopatina në vende të ndryshme, arrestohen dy të rinj në Prizren
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2025, 08:08
Policia e Kosovës po dëshmon efikasitet në trajtimin e veprave penale të vjedhjes.
Ditën e djeshme, njësitë policore në Prizren kanë arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në pesë raste vjedhjesh në komunën e Prizrenit.
Të dyshuarit kishin kryer vjedhjen e disa monopatinave në pesë lokacione të ndryshme.
Rasti është hapur për procedura të mëtejshme hetimore.
