Banda e vr*sësve me pagesë/ Arrestohen 6 persona, 4 prej tyre shqiptarë, dyshohet për at*ntatin ndaj Giannis Lalas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2025, 09:47
Anëtarët e një organizate kriminale vrasësish me pagesë, të cilët dyshohet se tentuan të vrisnin Giannis Lalas, u prangosën të martën në mëngjes nga oficerët e Policisë Helenike.
Sipas informacioneve, ata janë dy grekë dhe katër shqiptarë. Informacionet tregojnë se atentati kundër Lalës është kryer nga katër shqiptarët.
Njëri prej tyre, i cili njihet me nofkën "Demos", ishte akuzuar në të kaluarën për vrasje dhe atentate. Atentati kundër Lalës ndodhi shtatorin e kaluar në Pagrati.
Hetimi i policisë gjeti katër kallashnikovë dhe tre pistoleta. U gjetën gjithashtu sasi kokaine dhe parash. Nuk janë dhënë detaje të mëtejshme pasi hetimi është ende në vazhdim.
