Akuza për korrupsion dhe pastrim parash, SPAK kalon për gjykim çështjen e Ervis Berberit
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2025, 09:59
Gjykata e Posaçme ka vendosur të kalojë për gjykim ish-drejtorin e ARRSH, Evis Berberi, si dhe personat e tjerë të cilët janë marrë të pandehur për këtë çështje.
Berberi kishte kërkuar gjykim të shkurtuar, por gjyqtari i seancës paraprake vendosi se për këtë çështje do të vendosë trupa e themelit.
Avokati mbrojtës i Berberit pretendoi se akuzat nuk provohen dhe la në vlerësim të gjykatës nëse hetimet janë të plota, si dhe për pranimin ose jo të kërkesës së tij për gjykim të shkurtuar.
