Zelensky niset për në Bruksel për t'u takuar me shefin e NATO-s
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2025, 17:51
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është larguar nga Downing Street, ku ka folur me udhëheqësit britanikë, francezë dhe gjermanë në lidhje me planet e fundit të propozuara nga SHBA-ja për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Sipas mediave të huaja, Zelensky do të udhëtojë për në Bruksel, për t'u takuar me shefin e NATO-s Mark Rutte dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen më vonë sot.
Nesër, ai do të takohet me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, në Romë, ka konfirmuar zyra e kryeministrit.
Kujtojmë se bisedimet p se bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje paqeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë po vijojnë, me presidentin amerikan Donald Trump si ndërmjetësin kryesor.
