Të rinjtë e Vetëvendosjes/ Kandidati për deputet, Azemi: Nder dhe privilegj të jem pjesë e listës
Kandidati për deputet i LVV, Egzon Azemi në një intervistë në Ora News u shpreh se është ndër dhe privilegj të jetë pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje.
Azemi: Përveçse është nder dhe privilegj të jem pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje, normalisht është edhe një përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe.
Në Lëvizje vazhdimisht kemi mësuar se pa marrë parasysh se çfarë angazhimi ke apo se nga cili pozicion angazhohesh, ajo çka është e rëndësishme është që të mbash parimet dhe qëndrimet që na karakterizojnë.
Lëvizja Vetëvendosje njihet gjerësisht si i ka mbajtur ato parime edhe si subjekt opozitar por edhe si subjekt i cili aktualisht qeveris vendin.
Pra normalisht se të jesh pjesë e kësaj liste është edhe përgjegjësi e madhe.
Por çka lirisht mund të them se zotohem është se do ti mbroj ato parime që i kemi ngritur bashkë me aktivistë e idealistë të shumtë, e qytetarë që janë bashkuar në këtë rrugëtim të gjatë të Lëvizjes Vetëvendosje.
