Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe u ‘arratis’ duke përplasur automjetin e Policisë, në kërkim 26-vjeçari në Kurbin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2025, 11:29
Një 26-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Kurbinit.
Shtetasi me iniciale K.V., banues në fshatin Fushë Kuqe nuk iu është bindur urdhrit të efektivëve për të ndaluar dhe u largua, por përplasi automjetin e Policisë, që u dëmtua pjesërisht.
Njoftimi:
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin shpallën në kërkim shtetasin K. V., 26 vjeç, banues në fshatin Fushë Kuqe, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin që drejtonte, por ka vijuar lëvizjen. Gjatë largimit, automjeti përplasi automjetin e Policisë që u dëmtua pjesërisht. Punohet për kapjen e 26-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.
