Zgjedhja e Avokatit të Popullit/ Neza: PD ka hedhur disa kandidatura, mazhoranca e ka bllokuar procesin
Gazetari, Sami Neza i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se PD ka hedhur disa kandidatura për Avokatin e Popullit dhe mazhoranca ka pasur mundësinë që të përzgjedhë prej tyre por e ka bllokuar këtë proces dhe e ka çuar deri këtu.
Neza: PD ka patur një farë konsekuence në propozimet e emrave për Avokatin e Popullit në parlament.
Deri vonë ka këmbëngulur për emrin e Besim Ndregjonit.
Pothuajse gjatë gjithë kohës ne kemi patur deklarata të njëpasnjëshme sipas të cilave Besim Ndregjoni ishte kandidati i përzgjedhur nga opozita.
Dhe mazhoranca ka hezituar që të mbështesë këtë kandidaturë dhe ti japi fund procesit të zgjedhjes se Avokatit të Popullit.
Më pas opozita normalisht është detyruar pastaj që të operojë jo me një kadidaturë por të operojë me më shumë se një kandidaturë në mënyrë që të krijojë mundësinë për të zgjedhur Avokatin e Popullit.
