Dh*noi vëllanë dhe i theu dritaren e banesës, ndalohet 44-vjeçari në Sarandë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2025, 09:58
Një ngjarje e rëndë familjare ka ndodhur në Sarandë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë të përsëritur fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij.
Sipas raportimeve, incidenti ka ndodhur më datë 3 dhjetor 2025 dhe gjatë tij është thyer edhe dritarja e banesës së viktimës.
Njoftimi:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë ndaluan me iniciativë shtetasin E. K., 44 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, pasi më datë 03.12.2025, dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij, shtetasit K. K., 51 vjeç, si dhe i ka thyer dritaren e banesës.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
