NAMI NË FIER/ E gjithë familja në burg se sulmuan dajën me të shoqen; një kapet me dr*gë në makinë, tjetri i dehur në timon

Drejtoria Vendore e Policisë Fier njofton se:

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin L. A., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" i gjetën 9 doza Kokaine. Lënda narkotike, së bashku me automjetin, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin D. S., 63 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:

-arrestuan në flagrancë shtetasin H. M., 42 vjeç, banues në Levan, bashkëshorten e tij, shtetasen L. M., 42 vjeç, djalin e tij, shtetasin A. M., 20 vjeç, si dhe shpallën në kërkim djalin tjetër, shtetasin A. M., 18 vjeç, pasi dyshohet se kanë dhunuar vëllanë e shtetases L. M., shtetasin K. O., 39 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen K. O., 35 vjeçe. Gjithashtu, kanë dëmtuar xhamat e automjeteve në pronësi të shtetasit K. O. Punohet për kapjen e 18-vjeçarit;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 42 vjeç, banues në fshatin Libofshë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një shtetas 43 vjeç.

Më datë 03.12.2025, në Komisariatin e Policisë Fier, kallëzoi shtetasja M. D., 57 vjeç, se në banesë, i kanë vjedhur një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”.