EMRAT/ Hidhet shorti në Presidencë, zgjidhen anëtarët e përhershëm dhe zëvendësues të KED-së
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka hedhur këtë të mërkurë (3 dhjetor) shortin në Presidencë për zgjedhjet e anëtarëve përgjatë vitit 2026. Hedhja e shortit bëhet nga Institucioni i Presidetit të Republikës.
Fjona Papajorgji – anëtarja e parë;
Marjana Semini – anëtarja e dytë përfaqësuese nga Gjykata Kushtetuese, anëtarja e përhershme;
Genti Brahimi – anëtar zëvendësues;
Ilir Panda – anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe sipas ligjit do të jetë kryetar i Këshillit për vitin 2026;
Valbon Cekrezi – anëtar zëvendësues
Alfred Progonati – anëtar i Këshillit të emërimeve në Drejtësisë, si përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme.
Anila Leka – anëtar zëvendësues
Anëtarët e zgjedhur të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi e ushtrojnë detyrën më kohë të pjesshme, pa u shkëputur nga funksionet e tyre të zakonshme, për një mandat njëvjeçar, që fillon në datën një janar të çdo viti kalendarik.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është organ i ri kushtetues, kolegjial, i cili është krijuar me hyrjen në fuqi të ndryshimeve në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të ndodhura me miratimin në vitin 2016 të paketës legjislative të reformës në drejtësi.

