Kopliku: Ne në këto 35 vite i kemi idealizuar ndërkombëtarët sikur ata janë ‘’të pikuar nga qielli’’
Ted Kopliku nga “Brain Gain”, PD i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se ne këto 35 vite i kemi idealizuar në një farë mënyre ndërkombëtarët sikur ata janë ‘’të pikuar nga qielli’’.
Kopliku: Ne këto 35 vite i kemi idealizuar në një farë mënyre ndërkombëtarët sikur ata janë ‘’të pikuar nga qielli’’.
Në këtë pjesë ka faj edhe PD.
Falë momentit që ishte atëherë, pra erdhi demokracia dhe sikur na e dhuruan këto.
Ndër vite kemi parë që nuk janë aq ndryshe nga ne.
Por ky ‘tërmeti’ në BE nuk është se i sjell valët këtu për ato vjedhjet.
Ka dy elementë, e para është ndjeshmëria.
Këtu flitet për qindra miliona euro dhe është kthyer një normalitet.
Ndërkohë që 3.2 milionë euro standarti i BE, ‘dridhet’ Brukseli.
Ngjashmëira është Vlahutini para zonjës Mogherini.
Yuri Kim është po ashtu në një çështje investigimi.
