''Korrupsion ka në çdo vend të botës'', Marka: Në Shqipëri kemi korrupsion sistemik
Pedagog, “Lëvizja Bashkë”, Jani Marka i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se në Shqipëri ka korrupsion sistemik.
Marka: Kur e mësova lajmin për arrestimin e Mogherinit nuk u skandalizova.
Korrupsion ka në çdo vend të botës.
Çështja është tek thellësia dhe tek përmasat e korrupsionit dhe tek pasojat.
Kur ne flasim për korrupsion në Bruksel apo në Francë dhe kur e krahasojmë me Shqipërinë arrijmë në përfundimin se në Shqipëri kemi korrupsion sistemik.
Pra kemi një korrupsion total.
Para se të vija këtu bëra një rifreskim dhe një kontroll të atyre që quhen indekse perceptim të korrupsionit dhe Shqipëria ishte në vendin e 81 në botë.
Ishte edhe Hungaria që ishte poshtë nesh që bën pak habi.
Por natyrisht ky është perceptim.
Në terma real mund të jetë edhe më keq se sa vendi i 80 në botë.
Në këtë sens Shqipëria ka një korrupsion sistemik.
