Tentoi të fuste 50 mijë euro bizhuteri pa deklaruara, arrestohet 33-vjeçari në Morinë

Policia Kufitare në Morinë ka sekuestruar bizhuteri floriri dhe një orë dore me vlerë rreth 50 000 euro, si edhe një automjet tip "Audi".

Gjatë kontrolleve, është ndaluar automjeti i drejtuar nga shtetasi Q. S., 33 vjeç, banues në Gjermani.

Nga kontrolli rezultoi se drejtuesi i mjetit mbante të fshehura bizhuteri floriri dhe një orë me vlerë, të padeklaruara sipas procedurave ligjore. Sendet e çmuara, së bashku me automjetin, u sekuestruan si prova materiale.

Policia ka arrestuar në flagrancë 33-vjeçarin për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.