FOTO/ Rrëzohet pema në mes të rrugës në Radhimë, bllokohet qarkullimi i mjeteve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2025, 11:55
Paraditen e kësaj të marte në Radhimë është rrëzuar një pemë, duke bllokuar për disa minuta qarkullimin rrugor.
Sipas raportimeve paraprake, shërbimet e bashkisë dhe policisë kanë bërë të mundur kalimin e mjeteve.
Ndërkohë, po vijon puna për hapjen e plotë të rrugës.
