Seria ngjarjesh dhe aksidentesh në Shkodër, procedohen disa shtetas dhe gjendet një i pajetë
Ditët e fundit në Shkodër dhe rrethinë janë regjistruar disa ngjarje të rëndësishme: drejtim automjeti në gjendje të dehur, aksidente me dëme materiale, dhunë fizike dhe ngacmime, si dhe gjetja e një 75-vjeçari të pajetë në banesën e tij në Pukë, ku dyshohet nga një rrëzim aksidental. Materialet procedurale janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme.
Njofim:
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. B., 73 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. Sh., 49 vjeçe, banuese në Shkodër, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. D., 63 vjeç, banues në Shkodër. Nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. S., 33 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, ka thyer me grushte xhamat e derës së Spitalit Gjinekologjik Shkodër;
-L. D., 33 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar shtetasja amerikane B. G., 29 vjeçe, se më datë 30.11.2025, ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht;
-një 14-vjeçar, pasi ka goditur me grushte shtetasin O. G., 19 vjeç, për motive të dobëta.
Më datë 01.12.2025, në Pukë, është gjetur i pajetë, në banesën e tij, shtetasi Sh. G., 75 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht në tualet.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

