ZGJIDHJA KUNDËR AKSIDENTEVE/ Sulçe: Nevojiten semaforë inteligjentë dhe disiplinë në trafik. Pa linja të dedikuara dhe urban të sigurt, rreziku në rrugë mbetet i lartë

Aksidentet që përgjakën rrugët këtë fillim-javë rikthejnë në vëmendje sigurinë rrugore. Eksperti Altin Sulçe bën thirrje për disiplinë në trafik dhe semaforë inteligjentë që të shmangen tragjedi të tjera.”

Një seri aksidentesh të rënda tronditën vendin këto dy ditë, duke lënë pas viktima dhe disa të plagosur.

Ngjarjet nisën që mbrëmjen e së dielës në Tiranë, ku një autobus urban i linjës “Green Line” përplasi një vajzë 18-vjeçare me biçikletë pranë “Pallatit me Shigjeta”, duke shkaktuar edhe dëmtimin e tre pasagjerëve.

Policia arrestoi drejtuesin 56-vjeçar, i cili dyshohet se humbi kontrollin e mjetit.

E hëna nisi po ashtu me pasoja tragjike. Në mesin e kësaj serie ngjarjesh, eksperti i sigurisë rrugore Artur Sulçe në një intervistë për “Ora News” apeloi për respektimin e rregullave të qarkullimit dhe modernizimin e infrastrukturës.

Ai theksoi se çdo devijim nga rregullat sjell pasoja të rënda dhe shpesh të pariparueshme.

Mes rritjes së numrit të aksidenteve, thirrja e eksperteve mbetet respektimi i rregullave dhe modernizimi i trafikut që nuk janë luks, por domosdoshmëri për të shmangur tragjedi të tjera në rrugët e vendit.

ZGJIDHJA KUNDËR AKSIDENTEVE/ Sulçe: Nevojiten semaforë