Atentati ndaj Mondi Mëhallës, i ndaluari, ish-ortaku në biznes i Mondi Mëhallës! Në polici dhe roja i karburantit

Burime nga policia bëjnë me dije se Renaldo Gjoni, personi i ndaluar në polici është ish ortaku në biznes i Mondi Mëhallës.  Ai akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit mbrëmjen e 30 nëntorit 2025.

I shoqëruar është dhe roja e pikës së karburantit.

Sipas hetimeve, Mond Mëhalla ka patur një konflikt me ish-ortakun e tij, i cili nga ana tjetër, ka gënjyer kur është pyetur se ku ndodhej në momentin e vrasjes së Mëhallës.

Ndërsa roja i pikës së karburantit, dyshohet për pengim të hetimeve për ngjarjes.

Të njëjtat burime pohojnë se një person i tretë është shpallur në kërkim, i dyshuar si autori kryesor i vrasjes.

Vrasja e biznesmenit 43 vjeçar duket se është drejt zbardhjes, ndërsa grupi hetimor ka dyshime se shkak është bërë një konflikt i tij kohët e fundit.