Fermerët grekë paralizojnë doganat/ Guri: Situatë aspak e lehtë, janë bllokuar rrugët kryesore që lidhin Greqinë me vendet e tjera

Edhe këtë të martë vijon bllokimi i aksit doganor Kakavijë-Janinë.

Bëhet me dije që nga ora 16:00 deri në orën 21:00 (me orën greke), aksi rrugor do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Gazetari Etmond Guri, në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Ora News”, tha se situata në Greqi është tensionuar ndjeshëm, ndërsa protestat e fermerëve po kthehen në një sfidë serioze për autoritetet greke.

" Ka qenë një situatë aspak e lehtë për autoritetet greke. Është dashur që fermerët të bllokojnë një sërë aksesh rrugore nacionale dhe ndërkombëtare që e lidhin Greqinë me vendet e tjera.

Fermerët janë përleshur me policinë duke patur disa të lënduar dhe duke krijuar më tepër tension dhe shqetësim për qeverinë greke, e cila po mundohet të gjej një formë për të qetësuar situatën. 

Nga ana tjetër duket se ky tension nuk vjen në ulje. Ditën e sotme janë njoftuar bllokime të tjera rrugësh, shtim të rradhëve të fermerëve nga zonat e tjera të Greqisë", u shpreh Guri.

Për më shumë ndiqni intervistën e plotë: