Foltorja para Kryeministrisë, Berisha: Kjo është beteja vendimtare! Ne nuk ikim nga andej

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se opozita nuk do të marrë pjesë në asnjë ndërhyrje në ligjet e reformës në drejtësi.

Lideri i opozitë theksoi se PD ka shprehur qartë qëndrimet e saj, ndërsa qeveria ka përgatitur ndryshime në Kodin Penal që eliminojnë përgjegjësinë për shpërdorim detyre, duke mbrojtur “zinxhirin e hajdutëve”.

Berisha foli edhe për zhvillimet brenda selisë blu si dhe nisma për rikthimin e "Foltores".

FJALA E BERISHËS

Së pari unë kam pritur dhe pres çdo ditë anëtarë, mbështetës dhe drejtues të PD, cilido që kërkon takim, ose persona që i thërras për arsye pune.

Së dyti kjo parti ka forumet e veta dhe ka forume demokratike, në të cilat çdo anëtar, drejtues, mbështetës është i ftuar të shprehë lirisht çdo mendim.

Natyrisht duke thënë këtë nuk kam ndërmend ti them asnjë njeriu që ato mendime të mos i shprehë publikisht edhe në mediat e qeverisë, apo ku të duash.

Por normale në një parti, kudo është, që mendimet, propozimet, opinionet, kritikat të shprehen brenda forumeve të partisë.

A kam pritur, po. Kanë ardhur prej tyre, kanë ardhë vetë. Nuk kam thirrur asnjërin prej tyre, normal. Se një kafe, një kafe. Por kanë ardhur dhe kanë biseduar.

E kam thënë dhe e them, ato janë personalitete të çmuara të PD-së. Natyrisht PD si çdo forcë tjetër politike në Shqipëri, Europë, botë, ka aktivitetet e saj brenda forumeve të saj.

Më vjen keq, ne jemi dhe do jemi në mbështetje të kësaj mase.

Por unë nuk mund të them se do pranoj unë Belinda Ballukun si kryehajdute në tunelin e Llogarasë. Është Rama.

Prandaj ne ngulëm platformën para kryeministrisë.

Nuk ikim ne nga andej.

Jo, nuk ikim. Aty do jemi ne.

Ju them një gjë unë ju, ne këtë betejë e kemi vendimtare.

Ta dijë çdo shqiptar se kjo është një betejë vendimtare sepse ne jemi në një autokraci, në një diktaturë autoritare apo autokraci elektorale, por në dallim nga disa autokraci elektorale të tjera, kjo ka fuqinë e pamasë, të jashtëzakonshme të drogës. Dhe po e rrënon vendin.

Ne nuk ikim.

Ne kemi filluar analizën, do fillojmë analizën. Por i garantoj se tani strategjia jonë është betejë vendimtare për t’u rikthyer shqiptarëve votën e lirë.

Pra, për ne Lubi Balluku është hajdutja më e madhe në historinë e Shqipërisë pas Edi Ramës dhe Lubia numër 2 është drejtoresha e kopshtit privat të Edi Ramës. Linda e AKSHI-t.

Edhe ajo.

Edhe ajo është, i ka falur Zoti motra siameze në vjedhje.

Po Lubia ka pasur para sa asnjë ministër tjetër në historinë e shtetit shqiptar në 100 vite. Në dorë.

Jo. Asnjë!

Mendoj se edhe njëherë kjo është beteja përfundimtare dhe ne nga kjo betejë nuk shqitemi.

Ta dish këtë.

Ta dijë çdo demokrat.

Jo, ne nuk tërhiqemi.

Ne e kemi filluar atë.

Mund ta fillonim në mënyra të ndryshme. Por kemi gjykuar se kjo është një mënyrë, një foltore.

Absolutisht po funksionon, do funksionojë, po është në detyrimin tonë të padiskutueshëm të shqyrtojmë të gjitha format të ndajmë Shqipërinë nga kjo e keqe.

Nuk kërkojmë asgjë tjetër vetëm që qytetarët shqiptarë të votojnë me votën e tyre të lirë.

Kjo është kërkesa jonë.

Tani është prova jonë.

Kjo është prova jonë.

Ne kemi bërë të gjitha të tjerat, kjo është prova jonë.

Nuk mendoj se me foltore do e rrëzojmë Edi Ramën.

Kanë qëllimet e veta. Sigurisht unë nuk jam naiv.

Por foltorja është zëri i qytetarëve, i parlamentarëve kundër kësaj qeverie.

Është një tribunë.

Në diktaturat autoritare, që shtypin pluralizmin, pra që grabisin votën, ato me votë nuk ikin,

Unë e kam thënë.

Unë në vitin 2021 nuk kisha asnjë rol, asnjë funksion, por kam deklaruar të nesërmen e atij votimi që vota vdiq pa hyrë në kuti.

Por kjo u injorua në atë kohë.

Tani ne e mbrojtëm votën në kuptimin e asaj që ka një denoncim universal ndërkombëtar nga raporti i OSBE/ODIHR, nga rezolutat e partive simotra dhe të jeni të sigurt se ato bëjnë efektin e tyre, jo të menjëhershëm, por pa efekt ato nuk janë.

Dhe ne shkojmë drejt përmbushjes së misionit tonë.