Edhe pse të divorcuar i dhuroi unazë, ja arsyeja që fshihet pas dhuratës që Roberti i bëri Norës
Marrëdhënia mes Nora Istrefit dhe Robert Berishës ka qenë prej vitesh një nga temat më të përfolura në showbizin shqiptar. Edhe pse të dy tashmë kanë ndërtuar jetët e tyre pas ndarjes, çdo dalje e përbashkët e tyre ringjall kureshtjen e publikut. Kësaj radhe, një gjest i vogël, por me shumë domethënie, tërhoqi sërish vëmendjen.
Në një mbrëmje televizive ku e kaluara dhe e tashmja u takuan krejt natyrshëm, Nora ishte e ftuara e radhës në programin që drejton Roberti. Biseda mes tyre, e mbushur me qetësi, humor dhe sinqeritet, krijoi një atmosferë të veçantë që preku shumë shikues.
Gjatë intervistës, Nora u rikthye te vitet e para të karrierës së saj, kur në moshën 22-vjeçare i duhej të balanconte ngritjen profesionale me fejesën, martesën dhe ardhjen e Renee-s në jetë. Ajo pranoi se ka pasur momente kur nuk ishte e sigurt nëse mund të rikthehej me të njëjtin ritëm pune, por sot e sheh se çdo hap e ka çuar drejt rrugës që duhej.
Roberti nuk e humbi rastin për të shtuar nota humori në bisedë. Me batutën: “A ke qenë e martume Nora se nuk e paskan dit?”, ai shkaktoi të qeshura, nga ku Nora i'a ktheu po me humor.
Por ajo që askush nuk priste ishte surpriza që erdhi pak çaste më vonë. Roberti nxori një kuti me bizhuteri dhe i dhuroi Norës një unazë diamanti, të cilën tha se e kishte blerë në Amerikë. Dhurata nuk kishte qëllim romantik por ishte një premtim për vajzën e tyre.
“Këtë unazë e mban ti deri sa Renee t’i bëjë 18 vjet”, i tha ai, duke e shndërruar unazën në një kujtim që duhet t’i kalojë brezit të ardhshëm.
Nora u tregua e emocionuar dhe e mori situatën me humor: “Paska me u gëzu Renee për këto unaza shumë të bukura, edhe unë po ja përdori pak deri sa të rritet.”
Roberti më pas përmendi, gjithashtu me shaka, se unaza kishte kushtuar rreth 10 mijë dollarë, duke e bërë momentin edhe më të lehtë e plot të qeshura.
