FOTO/ " Sekreti im..." - Olsi Bylyku publikon FOTO me partneren: Ajo që ka mbajtur të vërtetat e mia
Nga Amarda Vishnaj Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2025, 15:31
Reperi dhe aktori i njohur, Olsi Bylyku ka ndarë me ndjekësit e tij në "Instagram" një foto nga udhëtimi i tij me tren, ku duket se është me partneren e tij, Denadën.
Në foto ato shfaqen të mbështetur pranë njëri-tjetrit, ku një detaj tjetër që bie në sy janë ngjyrat e fotos bardhë e zi, thjeshtë por shumë emocionale.
Ky postim duket se ka tërhequr vëmendjen e publikut për shkak të mesazhit që Olsi ka vendosur mbi të:
“‘My secret’, who has carried my truths for years on this long battle for success, quietly enjoying the peace of a train ride.”
“‘Sekreti im’, ajo që ka mbajtur të vërtetat e mia për vite me radhë në këtë betejë të gjatë drejt suksesit, duke shijuar në heshtje paqen e një udhëtimi me tren.”

