"Lopë, ca është bërë kjo kështu?"- Mes lodhjes dhe sfidave, Ronela Hajati reagon ndaj komenteve fyese: Më dhemb... (FOTO)
Nga Amarda Vishnaj Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2025, 15:25
Ronela Hajati ka zgjedhur të ndajë një rrëfim të thellë personal, duke treguar një anë të saj që rrallë shfaqet në publik.
Ajo pranon se shpesh e frenon veten të flasë, sepse sa herë ka provuar të shprehë lodhjen ose shqetësimet e veta, është ndier sikur askush nuk e dëgjon.
Edhe pse muzika është dashuria e saj më e madhe, shpesh ajo përballet me fjalë të rënda, kritika për pamjen dhe gjykime të panevojshme, ndërkohë që publiku nuk e di çfarë mund të mbajë ajo brenda vetes.
Megjithatë, mes gjithë këtij realiteti të rëndë, ajo sjell një reflektim të thjeshtë por të bukur:
"Përveç shëndetit, njeriu duhet t’i falënderojë Zotit që i ka dhënë një zemër të mirë."

