Festat e Nëntorit, Besnik Vathi: Nga Brazili në Malajzi, ja ku festuan shqiptarët. Java e pushimit ishte më e gjatë
Kreu i tur-operatorëve në vend, Besnik Vathi, në një intervistë për “Ora News” zbuloi destinacionet që shqiptarët zgjodhën të frekuentonin për festat e nëntorit.
“Do të thoja që udhëtimet për festat e Nëntorit, nuk janë thjesht udhëtime për të festuar se sa janë udhëtime për të shfrytëzuar ato ditë pushimesh për të parë një vend të ri, për të vizituar një destinacion të ri apo për të pasur një eksperiencë të re, jashtë vendit të banimit, jashtë vendit të qëndrimit, apo jashtë vendit.
Kjo edhe për faktin se pati një ditë shtesë pushimi, pra ishte një javë e gjatë pushimi ku dhe mundësitë për të pushuar apo udhëtuar drejt vendeve të tjera ishin më të mëdha këtë vit.
Nëse do filloja si destinacione, do ntë filloja nga vendet më të largëta si: Brazili, Singapori, në Malajzi, ka pasur lëvizje në Azerbajxhan, në Dubai, ku është udhëtuar me grupe.
Në udhëtimet në vendet më të afërta me grupe mund të përmendim qytetet e Evropës si: Parisi, Vjena, Madridi, Barcelona, Budapesti, Berlin, Hanover, Dresden, dhe mund të përmend me dhjetëra qytete të tilla”, u shpreh Besnik Vathi.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME BESNIK VATHIN

