“INTEGRIMI” I BUJQËSISË NË BE/ Eksperti Tarelli: Standardet, kusht për fondet

Bujqësia shqiptare pritet të kalojë në një fazë transformimi gjatë procesit të negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.

Eksperti i çështjeve të politikave bujqësore Irfan Tarelli thotë se hapja e grupkapitullit të fundit në procesin e integrimit është një mundësi pëe të treguar se bujqësia jonë mund të funksionojë më së miri sipas modeleve dhe kërkesave të BE-së.

“E kthejmë në një sektor modern dhe dobiprurës, në radhë të parë për fermerët, agrobiznesin dhe ekonominë e vendit.

Por procesi nuk kalon pa sfida.

Ato lidhen me përafrimin e legjislacionit, shumë kompleks dhe jo vetëm me përgatitjen, por edhe zbatimin praktik të tij.”- u shpreh ai

Ndaj Tarelli bën thirrje për bashëpunim.

Shqipëria ka një numër shumë të madh fermerësh me ferma të vogla dhe të fragmentuara, dhe secila prej tyre duhet të zbatojë standarde të caktuara, praktika të mira bujqësore, mjedisore e të tjera

Për të përfituar fondet e BE, përmbushja e standardeve është kusht i panegociueshëm.

Pra, përveç përgatitjes dhe informimit të fermerëve, është e rëndësishme të veprohet në nivel ferme, sepse ato shërbejnë si instrument për realizimin e objektivave të Politikës së Përbashkët Bujqësore.”- nënvizoi Tarelli.

Nga ana ligjore, Tarelli thekson se po punohet me përgatitjen e drafteve për 2 ligje të reja, të cilat  rishikojnë skemën e subvencioneve dhe kushtet e tregtimit.