Konflikti me th*ka mes adoleshentëve në Durrës, del nga intubimi 15-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2025, 12:05
15-vjeçari i cili u plagos nga bashkëmoshatari pak ditë më parë ka dalë nga intubimi.
I plagosuri do të mbahet nën monitorim në orët në vazhdim për të parë ecurinë e reagimit të tij.
15-vjeçari që u plagos të martën nga bashkëmoshatari luftoi për ditë me radhë me jetën.
Ai shkoi në spital me një thikë në zemër dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale të menjëhershme.
Sherri mes adoleshentëve nisi për një koment në rrjetet sociale.
