FOTO/ Rekord Guinness në nderim të 28 Nëntorit, Agim Agushi thyen rekordin e 17-të
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2025, 12:06

Në nderim të Festës së 28 Nëntorit, profesori nga komuna e Vitisë, Agim Agushi, ka shënuar arritjen e tij të shtatëmbëdhjetë në Librin e Guinness.
Ai vendosi një rekord të ri botëror duke hequr 28 fanella radhazi, ndërsa vazhdonte të xhonglonte me top pa ndërprerje.
Ky performim i veçantë, i realizuar pikërisht në Ditën e Flamurit, u bë një homazh sportiv dhe simbolik për Pavarësinë, duke sjellë një tjetër moment krenarie për shqiptarët në arenën ndërkombëtare.
