"Shqipëria nuk u çlirua as më 28 as më 29 Nëntor!" Studiuesi: Gjermani i fundit iku në ditën e Krishtlindjeve!
Dita e Çlirimit vijon të shkaktojë diskutime mes 2 krahëve të politikës në vendin tonë, me të djathtët që thonë se vendi u çlirua me 28 nëntor dhe të majtët që e festojë Çlrimin më 29 nëntor.
Studiuesi Arman Plaka i ftuar në Euronews Albania zbuloi kujtimet e një ushtari gjerman të njësitit të fundit që ka luftuar në vendin tone, të botuara nga i biri pas vdekjes së tij tregojnë se gjermanët e fundit janë larguar nga vendi jonë ditën e Krishtlindjeve.
"Ka një paragraf që e ngre… më e bukura është se nuk vërtitetet as te 28 as te 29 po shtyhet gati me një muaj më vonë, në Krishtlindjen e vitit 1944.
Djali është marrë vetëm me botimet e kujtimeve të babait. Ai ka shkruar konkretisht: ndodhi pikërisht në natën e Krishtlindjeve ku ne si njësia e fundit gjermane kaluam Krishtlindjen e vitit 1944 në kufirin shqiptar me Malin e Zi.
Nuk bëhej fjalë për festime këtë herë pasi nuk kishim asnjë çati mbi kokë", tregoi studiuesi.
