VIDEO/ Gazetari: “Berisha të largohet nga drejtimi i PD, ta zëvendësojë Argita”
Gazetari Reldar Dedaj, i ftuar në studion e “Off the Record” në A2CNN, duke u nisur nga situata e krijuar nga dështimi më i fundit elektoral i Partisë Demokratike në zgjedhjet e pjesshme vendore, u shpreh se ka ardhur momenti që Sali Berisha të largohet nga drejtimi dhe vendin e tij minimalisht ta zërë e bija, Argita Malltezi
Në vijim, Dedaj u shpreh se Gazment Bardhi e ka ndarë në dysh grupin parlamentar të Partisë Demokratike dhe shtoi se “tërheq zvarrë partinë drejt agjendës së tij personale”.
“Kush është ky individ që e ndan në dysh grupin parlamentar të Partisë Demokratike, për çfarë interesash? Gaz Bardhi ka një rol që vjen si pasojë e konjukturave politike dhe asaj çfarë i ka dhënë në një kohë të vështirë Sali Berishës për të marrë PD-në, por nuk vjen si politikan i votës. Sjellje të tilla i atribuohen politikanëve të votës.
Mbi të gjitha, politikanëve që shkojnë e kandidojnë në qytetin e tyre. Është i vetmi politikan që nuk ka kandiduar asnjëherë në qytetin e tij, ka kandiduar në Fier dhe Elbasan, vetëm në Kavajë jo”, tha Dedaj.
“Nuk vjen si produkt i votës dhe imponon e tërheq zvarrë PD-në drejt agjendës së tij personale”, shtoi gazetari.
View this post on Instagram

