"Kafen kur të mbarosh..."/ Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai paraqitet sërish në SPAK. Përgjimet: Je yll!

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai është paraqitur sërish sot në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) për të dhënë sqarime mbi hetimet në të cilat është i përfshirë.

Kryetari rilindas i bashkisë së Kolonjës Erion Isai akuzohet për përgjegjësitë si titullar i autoritetit kontraktor për tenderat, që kapin një vlerë totale prej 20 milion eurove. Në total të akuzuar janë Isai dhe 6 vartës të tij, ndërsa po hetohen edhe 5 persona nga kompanintë private.

Mekanizmi i përdorur në 4 tendera është një ujësjellës dhe aksi rrugor Korçë-Ersekë. Sipas hetimeve të prokurorit Dritan Prençi kompania ANK ka paraqitur një projekt të falsifikuar për të fituar tenderin. Po ashtu kontrata pune me staf jo real për të plotësuar kushtet e konkurimit.

Ndërkohë edhe mbikqyrja e punimeve është bërë me kontrata false sipas hetimeve. Burime jo zyrtare konfirojmë se në vijim SPAK mund të kërkojë urdhër arreste për zyrtarët e Kolonjës pasi ende janë duke u kryer veprime aktive.

Zbërthimi i një aparati celular i sekuestruar gjatë hetimeve të prokurorit Dritan Prença ka zbuluar bisedat se si është abuzuar me procedurat e tenderimit dhe favorizuar kompanitë e paracaktuara. Konkretisht SPAK ka hetuar 4 tendera:

1.Procedura e prokurimit për projektin me objekt: Ndërtimi i rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2 (Pjesa e parë), me Nr.REF-69427-08-21-2020.

2. Procedura e prokurimit me objekt "Supervizim punimesh për ndërtimin e rrugës Korçë-Erseke, loti i 2 (pjesa e parë)", me nr. REF-75548-10-14-2020.

3.Procedura e prokurimit me objekt "Ndërtim i Ujësjellësit Ersekë dhe të disa fshtarave Faza e dytë nga burimet e Kozelit", me nr. REF-68285-08-11-2020.

4 - Procedura e prokurimit me objekt "Loti Nr.2 Mbikëqyrje Punimesh Ndërtim i Ujësjellësit Ersekë dhe të disa fshtarave Faza e dytë nga burimet e Kozelit", me nr. REF REF-74151-10-06-

DOSJA

Rreth 2 muaj më parë është publikuar dosja e hetimit ndaj tij, ku kryebashkiaku socialist i Kolonjës, Erion Isai, dyshohet se ka qenë i interesuar dhe nxituar drejtpërdrejt për dy nga tenderët që Prokuroria e Posaçme e ka marrë të pandehur për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tenderë.

Bisedat e shpeshta me administratoren e kompanisë “A & E Enginnering” sh.p.k, Entela Çano, të zbardhura nga hetuesit, tregojnë këmbënguljen e zyrtarit të lartë vendor për të ndikuar dhe përfituar, nëpërmjet manipulimit të shifrave, dokumentacioneve dhe rregullimit të fondeve me qëllim të dyshuar përfitimin financiar.

Kryebashkiaku Erion Isai është zbuluar në biseda me administratoren e kompanisë fituese Entela Çano në aplikacionin "whatsapp" si dhe shtetasit Armand Tafili, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Prokurimeve në Bashkinë Kolonjë, njëkohësisht përgjegjës i njësisë së prokurimit, shtetases Erjona Bujupi, punonjëse e shoqërisë së të pandehurës Entela Çano, "A&E Engineering" sh.p.k., me përmbajtjen si më poshtë:

Biseda të bëra në datën 03.07.2020, mes Erion Isait dhe Entela Çano:

Në orën 12:46, Erion Isai dërgon mesazhin:

“Shoqeeee”.

Në orën 12:46, Entela Çano telefonon Erion Isai dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.

Në orën 12:46, Entela Çano dërgon mesazhin:

“Isha në telef. të më falësh’”.

Në orën 12:47, Entela Çano telefonon Erion Isai dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.

Në orën 12:48, Entela Çano telefonon Erion Isai dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.

Në orën 12:57, shtetasi Erion Isai telefonon Entela Çano dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.

Në orën 12:57, shtetasi Erion Isai telefonon shtetasen Entela Çano dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.

Në orën 13:09, Entela Çano dërgon materialin e regjistruar me emërtimin “Preventiv 13 FSHATRAT E KOLONJES 386.pdf”, gjithashtu i dërgon mesazhin:

“Njëri variant… është edhe një tjetër që do të të dërgoj”.

(Rezulton se këtë material shtetases Entela Çano ia ka dërguar shtetasja Erjona Bujupi, në orën 13:09. Ky material titullohet “Preventiv Zbatimi Objekti: Ndërtimi i Rrjetit të shpërndarës të furnizimit me ujë në 13 fshatrat e Kolonjës”, ku përbëhet nga një tabelë që quhet “Përmbledhëse sipas nënobjekteve” ku ndodhen të shënuar shtatë zëra nënobjektesh me vlerat respektive në krahë të tyre dhe vlera totale e këtij preventivi është shënuar 386,602,100.7, si dhe në fund vërehet shënimi “Punoi: M.A.K Studio Ing. Tomorr Spahiu”).

Në orën 13:38, shtetasja Entela Çano dërgon materialin e regjistruar me emërtimin: “Preventiv 13 FSHATRAT E KOLONJES – 390.pdf’, gjithashtu shtetasja Entela Çano і dërgon shtetasit Erion Isai mesazhin:

“Prev me fond rezerve 1%”…

(Rezulton se këtë material shtetases Entela Çano ia ka dërguar shtetasja Erjona Bujupi, në orën 13:35. Ky material titullohet “Preventiv Zbatimi Objekti: Ndërtimi i Rrjetit të shpërndarës të furnizimit me ujë në 13 fshatrat e Kolonjës”, ku përbëhet nga një tabelë që quhet “Përmbledhëse sipas nënobjekteve” ku ndodhen të shënuar shtatë zëra nënobjektesh me vlerat respektive në krahë të tyre dhe vlera totale e këtij preventivi është shënuar 390,875,958.8, si dhe në fund vërehet shënimi “Punoi: M.A.K Studio Ing. Tomorr Spahiu”).

-Në orën 16:31, Erion Isai dërgon mesazhin:

“Oki”.

-Në orën 08:08-08:09, Erion Isai i dërgon Entela Çano mesazhet:

“Miremengjes. Këtej nga akum jam unë”.

-Në orën 08:22, Entela Çano dërgon mesazhin:

“Mirmengjes.. Të dërgoj Ing të t’i sjelli ? Se unë vetë rreth orës 10:30 mund të vij?”.

-Në orën 08:22, Erion Isai dërgon mesazhet:

“Oki. Një kafe kur të mbarosh. Ma dërgo dhe bashkë e pimë”.

-Në orën 08:22, Entela Çano dërgon mesazhin:

“Ok.. kë preventiv nga ato do?”.

-Në orën 08:22-08:23, Erion Isai dërgon mesazhet:

“Te dy m’i sill për siguri”.

-Në orën 08:23, Entela Çano dërgon mesazhin:

“Ok”.

Në orën 08:55, Erion Isai dërgon mesazhin:

“Po vjen inxh? te drejtori. Se tani në 9 do futem”.

-Në orën 08:59, Erion Isai telefonon shtetasen Entela Çano dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.

Biseda të bëra në datën 09.09.2020, mes Erion Isai, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë Kolonjë dhe Entela Çano, me përmbajtje si më poshtë:

-Në orën 19:14-19:15, Erion Isai i dërgon Entela Çano mesazhet:

“Si të kam. Nesër do jem Tiranë. Tak pak të marr projektin e fshatrave të lutem. Që ta kaloj këshill teknik”.

-Në orën 19:15, Entela Çano dërgon mesazhin:

“Mirmbrëma.. mirë ti si je ? Po patjetër. Gati është i printuar.. po të pret mbi tavolinë”.

-Në orën 19:16, Erion Isai dërgon mesazhin:

“Rrofsh flori”.

-Në orën 19:18, Entela Çano dërgon mesazhin:

“Asgjë.. të lutem”.

-Biseda të bëra në datën 10.09.2020, mes Erion Isai, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë Kolonjë dhe Entela Çano, me përmbajtje si më poshtë:

-Në orën 11:24, Erion Isai i dërgon Entela Çano mesazhet:

“Shefe… si të kam?”.

Në orën 11:25, Entela Çano dërgon mesazhin:

“Ing mirë është.. po njoftoj Ing t’ju sielli projektin”.

-Biseda të bëra në datën 15.09.2020, në orën 10:05, Erion Isai telefonon shtetasen Entela Çano dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike.

-Në orën 11:11, Erion Isai i dërgon shtetases Entela Çano kontaktin e regjistruar me emrin “Armand Tafili” dhe i shkruan:

“Do të të marrë për superviz.”.

-Në orën 11:11, Entela Çano dërgon mesazhin:

“Faleminderit shumë”.