"Zgjedhorja"/ Nga çështjet organizative te numri i ekspertëve, çfarë pritet të diskutohet në Komisionin e Posaçëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2025, 12:05
Mblidhet sot në orën 12:30 Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore.
Raportohet se kjo është mbledhja e dytë e komisionit dhe do të diskutohen detaje të rëndësishme organizative të komisionit, si Sekretariatit dhe kalendari i punës.
Pritet të miratohet gjithashtu numri i ekspertëve që do të asistojnë deputetët.
Kjo është mbledhja e dytë, e parë u zhvilluar rreth një muaj më parë, mbledhje që u bojkotua nga PD.
Në mbledhje pritet të jenë edhe anëtarët e opozitës, së bashku me bashkëkryetarin Luçiano Boçi.
