Zbulohet "foleja" e pr*stitucionit në Shkodër/ Ushtronin ambientet e apartamentit me qera, blutë vënë në pranga shkodranin dhe dy kineze

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy kineze, Sh. J., 34 vjeçe dhe Y. P., 46 vjeçe, të cilat dyshohen se ushtronin prostitucion në një apartament që e kishin marrë me qira në qytet. Në pranga ka rënë gjithashtu edhe një shqiptar, E.K., 37 vjeç, i lidhur me aktivitetin e paligjshëm.

Gjatë kontrollit në apartament, policia ka sekuestruar një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, si dhe 5 celularë, të cilët dyshohet të jenë përdorur për organizimin e veprimtarisë kriminale.

Njoftimi:

Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Seksionin e Mbështetjes Operacionale, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Rent house 2”.

Si rezultat i këtij operacioni u zbulua një apartament në lagjen “Parrucë”, ku ushtrohej prostitucion.

Në kuadër të operacionit u arrestuan 3 shtetas të kapur në ambientet e apartamentit, konkretisht:

shtetaset kineze Sh. J., 34 vjeçe, dhe Y. P., 46 vjeçe, të cilat kishin marrë me qira apartamentin dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit;

E. K., 37 vjeç, banues në Shkodër.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.