Berisha distancohet nga Meta për "21 Janarin", mbron Bashën nga përgjegjësitë

Sali Berisha ndahet me Ilir Metën për përgjegjësinë e Lulzim Bashës për 21 Janarin.

Kryedemokrati thotë JO, ndryshe nga Presidenti i Partisë së Lirisë, duke mbrojtur ish ministrin e tij të Brendshëm në vitin 2011.

Me akuza ndaj kryeministrit Rama, Berisha thotë se audioregjistrimi Meta-Prifti që nxiti protestën e opozitës së kohës ishte e manipuluar.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, aktualisht ndodhet në burg, përmes avokatit i kërkoi SPAK-ut të merret në pyetje në lidhje me ngjarjen e 21 Janarit 2011, ku u vranë 4 protestues.

Pak ditë më parë, Sali Berisha dëshmoi për herë të parë në SPAK për këtë cështje, ndërsa më herët në pyetje është marrë edhe Lulzim Basha në cilësinë e ish ministrit të Brendshëm.

Basha u rezervua në detaje, ndërsa ish kryeministri tha se dëshmoi për të vërtetat e tij, por hetimin e cilëson politik.