Aksidenti me 4 të pl*gosur në Poçem, arrestohet shoferi 58-vjeçar

Një 58-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Fierit pasi të mërkurën është aksidentuar me një mjet në Poçem. Nga përplasja e dy mjeteve mbetën të plagosur 4 persona.

Policia bën me dije se shoferi i arrestuar akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

“Drejtoria Vendore e Policisë Fier/ Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në Poçem, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me drejtues shtetasin B. H., 58 vjeç, banues në Ksamil, me automjetin me drejtues shtetasin L. A., 43 vjeç, banues në Durrës, u dëmtuan dy drejtuesit dhe dy pasagjeret, shtetaset E. A. dhe M. H., informojmë se në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.”- njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.