Shkak moti i keq/ Digjen linjat, ngelen pa energji disa zona në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2025, 09:23
OSHEE ka njoftuar se ka pobleme në fiderat e Nënstacionit Farkë.
Grupet e OSSH janë duke punuar për riparimin sa më të shpejtë të linjave të dëmtuara (djegur).
Tre fiderat e parë janë vendosur herët në punë përmes skemës unazë, ndërsa për tre fiderat e tjerë jashtë pune janë angazhuar teknikët e avarive.
Aktualisht pa energji elektrike janë zonat pranë TEG – Mjull Bathore, Mullet, Daias dhe Rolling Hills.
