A*më në duart e adoleshentëve/ Kocibellinj rreshton shkaqet që i çojnë të rinjtë drejt konflikteve
E ftuar në studion e lajmeve të “Ora News”, sociologia Suela Kocibellinj analizoi rritjen e rasteve të dhunës mes të rinjve, duke theksuar se adoleshentët po përballen me sfida të reja dhe se shoqëria duhet të reagojë me më shumë përgjegjshmëri e vëmendje.
" Nuk mund të gënjejmë veten që të themi janë raste të izoluara dhe ndodhin atje diku e nuk kanë të bëjnë me ne.
Janë raste me potencial shumë të lartë për të ndodhur, sidomos në këtë grupmoshë dhe në situatën ku adoleshentët tanë po ndërtojnë veten e tyre, pra po mundohen të kalojnë dhe ata sfidën edhe përplasjen me adoleshencën që trupi i tyre po krijon.
A duhet ne thjesht ta pranojmë këtë gjë kështu? Jo, sepse adoleshentët në këtë shoqëri ose moshat 14-15 vjeçare, ose më saktë nga 12 deri në 18. Është mosha ku të gjithë ne, kushdo që është rreth tyre, institucionet duhet të kenë shumë më shumë sytë e mendjen alert për të lexuar sjelljet e tyre dhe për t'u munduar për ta parandaluar e jo për ta marrë të mirëqenë që shiko se adoleshentët janë moshë që shpërthejnë dhe ajde se do kalojë.
Jo, nuk ju kalon sepse sot kjo moshë ka më shumë akses tek armët e ftohta, kanë më shumë akses për të pasur konflikte dhe për ta zhvilluar përtej mureve të shkollës edhe përmes mediave sociale, kanë më shumë agrisivitet të mbartur për arsye të të gjithë modeleve që ne i japim dhe për arsyen e thellë e shumë të rëndësishme që ne nuk flasim me ta. Edhe prindërit i shohin më të rritur me trupa dhe i thonë që tani je rritur. Ndërkohë ata janë ende të vegjël", u shpreh Kocibellinj.
