TAJVANI KUNDËR PEKINIT/ Ishulli rrit mbrojtjen, Kina përgatitet për ribashkim të armatosur
Kina përshpejton planet për marrjen e Tajvanit me forcë deri në vitin 2027. Tajvani rrit buxhetin e mbrojtjes me 40 miliardë dollarë dhe shton gatishmërinë ushtarake. Tensionet përfshijnë edhe Japoninë, duke shtuar rrezikun e një konflikti rajonal.
Tajvani përgatitet për të mbrojtur territorin e tij përballë kërcënimit në rritje nga Kina. Presidenti William Lai deklaroi se Pekini po përshpejton planet për marrjen e ishullit me forcë dhe se objektivi kinez synon ribashkimin e detyruar deri në vitin 2027.
Për t’iu përgjigjur kërcënimit, Tajpej ka miratuar një buxhet shtesë prej 40 miliardë dollarësh për mbrojtjen.
Kina po intensifikon stërvitjet dhe presionin ushtarak. Tajvani do të arrijë gatishmëri të lartë luftarake deri në vitin 2027 dhe një mbrojtje të plotë deri në vitin 2033.
Presidenti tha se përveç forcës ushtarake, Kina po përdor edhe taktika psikologjike, ligjore dhe propagandë për të minuar sovranitetin e Tajvanit.
Ndërkohë tensionet janë shtuar edhe pas vendimit të Japonisë për të vendosur raketa në ishullin Yonaguni, vetëm 110 kilometra larg Tajvanit.
Kemi aftësinë dhe vendosmërinë të mbrojmë integritetin e Kinës dhe të shtypim çdo ndërhyrje të huaj.
Analistët paralajmërojnë se zona e Paqësorit dhe Deti i Kinës Jugore mund të shndërrohen në epiqendrën e një konflikti global, nëse diplomacia dështon.
Tajvani vijon përgatitjet, ndërsa Pekini urdhëron forcat të jenë të gatshme për “ribashkim me çdo mjet”.
Për momentin, rajoni mbetet një nga pikat më të tensionuara në botë.

