Operacioni kundër 'Ndragheta'/ Dalin PAMJET nga aksioni, tufat me lekë dhe dr*ga e sekuestruar. Shqiptarët e arrestuar me të shkuar kriminale, lëviznin me 'Lamborghini'
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2025, 11:38
Një rrjet kriminal me bazë në Lombardi të Italisë dhe degëzime në Gjermani, Holandë, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar, Kolumbi dhe Brazil është shkatërruar nga autoritetet italiane.
Grupi operonte me anë të sistemeve të sofistikuara të mesazheve të koduara, duke mbajtur kontakte të drejtpërdrejta me ndërmjetës dhe furnizues shqiptarë të kokainës nga Amerika Latine.
Në operacion u arrestuan shqiptarët: Marjus Aliu, Elvis Aliu, Fation Aliu, Ervin Bashmeta, Kujtim Daiu dhe Artur Hoxhosmani.
Siç shihet edhe në pamjet e mësipërme, Policia sekuestruar qindra kilogramë drogë të paketuar, si dhe qindra tufa me mijëra euro të dyshuara si fitime nga aktiviteti kriminal. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur të gjithë rrjetin dhe lidhjet e tij ndërkombëtare.
